“Letanía el olvido” ( shih origjinalin )

Unë jam e frikësuar dhe nuk duhet të jem
Unë i di shkallët e qiellit
Retë, zogjtë janë të lidhura së bashku nga
E qeshura e fluturave

Unë jam e frikësuar dhe nuk duhet të jem
Unë e kuptoj dritën, ligjërimin e saj
Por ,është ftohtë; është natë
Dhe çdo gjë është e trashë, e drejtë, çdo gjë
shkurtohet

Unë jam e frikësuar jam dy ose as një Gjithmonë pranë jush e vetëm
Unë jam e frikësuar nga këto duar; Këto duar, kjo shpinë

Ky zë në fund të rreshtit
Lavë e pastër në stomakun e oqeanit

Më kanë mësuar të mendoj në pafundësi Ata kanë zbuluar arpegionin e heshtjes Por unë jam e frikësuar armiku, vetja ime Vetën e mbështjell në lëkurën time
Shoqja ime e përditshme

Si një gjuhë e vdekur Si një hije e rrallë Ashtu si një Ati ynë

Unë jam e frikësuar dhe tashmë është ditë

TRADUCCION de EDITA KUÇI UKA

Añadir comentario

Your email address will not be published. Required fields are marked *